Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj tha se Podujeva është vendi më i ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë.
Ai shkroi në Facebook se prandaj janë përcaktuar për anëtarësimin direkt në NATO.
“Ne në NATO – armiqtë larg nesh. Llapi, që e ka hasmin në kufi, është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë. Me pasë fqinj të parë Serbinë, është sfidë. Prandaj, anëtarësimi direkt në NATO, që është përcaktim yni i palëkundur, është zhvillimi e siguria e përhershme, jo vetëm për Llapin por për krejt Kosovën”, shkroi Haradinaj.
“Për një Kosovë Fituese 137 Faleminderit Podujevë!”, shtoi ai