Kurti “i mahnit” bashkpartiakët me konstatimin “pas ajrit uji, uji është para bukës”, videoja i bëhet virale

by Nexhat

Në një dhomë me bashkëpartiakë që shkuan me të në Gjilan për fushatë, kryeministri Albin Kurti i bëri disa konstatime që ngjallën komente në internet pasi videoja u bë virale.

“Pa ujë as tri ditë s’mundesh. S’ka pa ujë. Mas ajrit është uji. Uji është para bukës. E neve na ka qëllu qeshtu kjo gjeografia, s’e kena zgjedhë. Secili prej neve kur ka lind, nuk e ka ditë kur kena lind në Kosovë ku kanë me kanë ujërat”, u dëgjua duke thënë ai.

banner

Pasi e hoqi kapakun e një shisheje aty, Kurti e përdori atë për ta shpjeguar gjeografike të Kosovës.

“Edhe Kosova është pak si qeshtu e kthyeme përmbys. Qysh është qeky kapak qeshtu është i kthyem përmbys Kosova edhe dalin lumenjtë krejt jashtë, derdhen në Adriatik, në Det të Zi edhe në Detin Egje”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy