Limaj: Koalicioni për Kosovën Fituese mori PO në Sekenderajn legjendar, vendi ka nevojë për njerëz me vepra konkrete

by Nexhat

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se koalicioni për Kosovën Fituese137, veçVEPRA, “mori PO në Skenderajin legjendar”.

“Ky është momenti i duhur për të treguar se bashkimi është forca jonë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ne nuk bashkohemi për të mundur të tjerët, ne bashkohemi për të fituar Kosovën, e kaluara jonë tregon se çdo herë kur jemi të bashkuar, Kosova ka fituar”, shkroi ai në një postim në Facebook.

banner

Limaj tha se “Kosova ka nevojë për njerëz racionalë, të urtë dhe me vepra konkrete, jo thjesht fjalë të bukura”.

“E vërteta është se Kosova është në rrezik nga shpifjet dhe përçarjet që po i krijojnë disa. Ne, si koalicion, jemi bashkuar për ta ndaluar përçarjen dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar për të gjithë. veçVEPRA është ajo që do të na ndihmojë të ecim përpara, jo fjalët që ndajnë. Prandaj, bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy