Moti për javën e ardhshme relativisht i qëndrueshëm, luhatje të temperaturave

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se javën e ardhshme do të ketë kushte relativisht të qëndrueshme të motit, por me luhatje të dukshme të temperaturave dhe ndodhi të paspecifikuara meteorologjike, si mjegulla dhe ngricat.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë ditëve të para të javës (20-21 janar), moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten të ulëta dhe periudha me rreze dielli vetëm në viset e larta, si pasojë e inversionit termik.

banner

Në ditët e mesme të javës (22-24 janar), priten më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten, duke qëndruar nën zero dhe duke krijuar mundësi për ngrica. Erëra të lehta dhe ndryshime të vogla të shpejtësisë mund të ndikojnë në kushtet e motit gjatë gjithë javës.

Moti për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë, 20 janar 2025
Moti do të jetë kryesisht i qetë. Në viset e larta me rreze dielli , ndersa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.

E martë, 21 janar 2025
Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E eërkurë, 22 janar 2025
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga  3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s.

E enjte, 23 janar 2025
Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga       6°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E premte, 24 janar 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e  lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy