Programi për shëndetësi i PDK-së, Hamza premton 1.5 miliard euro investime

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot e ka prezantuar programin për shëndetësi.

Me këtë rast, Hamza ka treguar se ky sektor do të jetë top prioritet në qeverisjen e tij.

banner

Ai ka thënë se për katër vjet në shëndetësi do të investohen 1.5 miliardë euro.

Bedri Hamza renditi një nga një investimet që parashihen të ndodhin:

1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;

100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;

50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;

Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;

Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;

Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;

Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy