Trupat ukrainase kanë arritur të zënë rob lufte gjashtë ushtarë rusë, si dhe të parandalojnë një sulm të tyre në vijën e frontit në Vovchansk.
Ushtarë rusë të mbështetur nga autoblindat tentuan të thyejnë vijën mbrojtëse të ukrainase, por parashutistët e tyre goditën autoblindën ruse MT-LB që e dëmtuan me granatahedhës, transmeton Telegrafi.
Ata që i mbijetuan sulmit tentuan të futen në një ndërtesë për t’u fshehur, por u kapën nga ukrainasit.
Ushtarët e Volodymyr Zelenskyt zhvilluan një betejë rreth tri orë derisa i detyruan të dorëzohen.
Ata u transportuan deri në bazën më të afërt ukrainase dhe nga atje janë marrë në pyetje