49
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, është i bindur se në zgjedhjet e reja në shkurt, qytetarët e Kosovës do ta kthejnë vendin në binarë, duke votuar për opozitën.
Sipas tij, 75% e qytetarëve do të votojnë për opozitën.
“Këto zgjedhje kanë me tregu a don Kosova me u kthy në binarë të Perëndimit, BE-së, NATO-s. Bindja ime sot është që të paktën 75% e popullit të Kosovës kanë me tregu që dojnë me u kthy në binarë, drejt Perëndimit, Europës e Amerikës”, tha Gjini në Pressing,
“Absolutisht populli i Kosovës ka me insistu me kthy vendin në binarë”, u shpreh i bindur Gjini