Mbrëmë kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Bahrije Hyseni, me numër 99, ka mirëpritur 99 prurje të reja, në hapësirat e shtabit të saj zgjedhor, në Ferizaj. Siç ka shkruar edhe në rrjetet e saj sociale: “99 prurje, 99 simpatizantë, 99 djem e vajza, 99 fryma të reja, 99 ferizajas që janë të bindur që ndryshimi po vie”.
Ajo ka takuar secilin dhe I është zotuar që qëllim I saj në katër vitet e ardhshme dhe për aq sa do të jetë aktive në politikë, do të jetë zëri I qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, në Ferizaj, përgjatë ditëve të fundit janë parë shumë materiale që promovojnë numrin 99 dhe mesazhin që kanë 99 arsye për të votuar Bahrije Hysenin me numër 99 dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 124.
Banerë reklamues, led televizore, vetura me logon e LDK-së e edhe emrin e kandidates, shihen çdo ditë në rrugët e Ferizajt.
Një frymë ndryshe dhe të rinj e të reja, janë tashmë pas emrit dhe aktiviteteve të kandidates me numrin 99.
Sipas statusit të znj. Bahrije Hyseni, 19 janari, prurjet e reja me simbolikën e numrit 99, I kanë dhënë edhe më shumë forcë për të vazhduar drejt Kuvendit të Republikës së Kosovës.