Abdixhiku në Dragash: Në çdo shtëpi, fshat e qytet e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka qenë në Dragash, ku është shprehur se në çdo shtëpi, fshat, e qytet po e ndjejnë mbështetjen e jashtëzakonshme.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se mbështetja po i mbush me vendosmërinë e hekurt siç u shpreh ai, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.

banner

“Kështu mbahet një tubim elektoral në Dragash! Rekord pjesëmarrje në festën tonë! Dragashi, u deklarua djathtë! U bashkua me rreshtin e gjatë të qyteteve që po bëhen bashkë me Lidhjen tonë! Në çdo shtëpi, në çdo fshat, e në çdo qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore. E kjo mbështetje na jep forcë”.

“Na mbush me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sepse ka kohë që nuk jemi kaq shumë, e që nuk jemi kaq të bashkuar! Prandaj me këtë LDK, dhe me ju, ndryshimi është i pashmangshëm”.

“Dhe sot, Dragashi foli qartë, siç po flet e tërë Kosova. Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK! Shihemi në festën e madhe me 9 shkurt! Doktor ju lumtë për punën. Kandidatëve, suksese”, ka shkruar tutje Hamza në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy