Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim informal me gazetarët, mbi disa çështje me rëndësi për drejtësinë.
I pyetur në lidhje me hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nëse SPAK ka mjaftueshëm prova sa të regjistrojë emra personash nën hetim, Dumani tha se hetimi është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëjë publik më shumë detaje.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, tha Dumani.
“Çështja e inceneratorit të Tiranës a është hetuar, ku kanë shkuar paratë?”- pyeti një prej gazetarëve të pranishëm.
“Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, tha Dumani.
Dumani foli gjithashtu edhe për kallëzimet nga institucionet e tjera në SPAK, për të cilat tha se janë inkurajuar që ta furnizojnë Prokurorinë e Posaçme me materiale.
“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”, përfundoi Dumani, shkruan A2 CNN
Dumani foli është për çështjen e inceneratorit të Tiranës, për për cilën tha se pas sekuestrimit, ka masa sigurimi për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde