Bedri Hamza premton mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë për prodhuesit vendorë

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka vizituar qumështoren “Sharri” në Komunën e Dragashit.

Hamza ka thënë se për qumështoren “Sharri” dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës.

banner

Hamza ka thënë se deri në 30% do t’i mbulojnë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojnë produktet e importit, e furnizojnë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojnë më shumë.

“Për qumështoren “Sharri” dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës. Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive

Deri në 30% do t’i mbulojmë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojmë produktet e importit, e furnizojmë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojmë më shumë.

#MaMirë për prodhuesit vendorë. #MaMirë për ekonominë. #PDK131”, ka shkruar Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy