21
Në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nën organizimin e shefes së shtetit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.
Sipas njoftimit zyrtar, në orën 09:00, Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, do të bëjnë homazhe tek varri i presidentit Rugova, në Velani.
Më pas, në orën 11:00, do të mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.