Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Izet Sadiku tha se kjo parti mbetet e pathyeshme në Gollak, atje ku tha se iu bë një pritje madhështore.
“Gollaku me zemër të madhe na bëri pritje madhështore si çdoherë, aty ku #LDK mbetet e pathyeshme! Gollaku ka një histori krenare, një histori të pasur me njerëz punëtorë, të ndershëm dhe të guximshëm. Kjo zonë ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi Sadiku në një postim në Facebook.
“Unë ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjejmë. Do të punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë për ta kthyer Gollakun në një model të suksesit dhe zhvillimit. Bashkë, për Gollakun! Bashkë, për Kosovën! Bëhu ndryshimi! 124 LDK Lumir Abdixhiku 1 Izet Sadiku 35“, shtoi ai.