Shtohen pushuesit e huaj në vjeshtë, 146 mijë turistë në hotele në nëntor

by Nexhat

Në muajin nëntor 2024, numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kaluan disa ditë pushimi u rrit ndjeshëm në raport me vitin paraardhës. Sipas të dhënave të INSTAT, në prag të dimrit, ishin 146 mijë vizitorë që pushuan, ose 35 mijë më shumë se nëntorin e vitit 2023.

Ndikimin më të madh në këtë zgjerim e dhanë pushuesit e huaj, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë në masë rajonin qendror të vendit dhe zonat e tjera jo bregdetare.

banner

Rritjen e raportojnë edhe hotelet e njësitë e tjera të akomodimit, të cilët thonë se pushuesit kanë qëndruar mesatarisht 4 net.

Turizmi i këtij muaji ka qenë kryesisht natyror dhe i shpërndarë në objektet historike e kulturore që ka vendi, ndërsa oferta për guida turistike është pasuar pas një sezoni të mbarë në muajt paraardhës.

Në nëntor, vizitorët nga Kosova dhe Italia përbënin numrin më të madh të pushuesve që erdhën nga jashtë, pasuar nga hyrjet nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy