Rreth orës 16:50, një burrë ka raportuar në polici se është qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodhej në veturën e tij në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, një automjet tjetër në lëvizje ka shtënë në drejtim të tij, por fatmirësisht, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe janë nisur për të hetuar ngjarjen.
“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është filluar me hetime për zbardhjen e rrethanave. Prokurori i Shtetit është informuar për rastin”, tha Elezaj.
“Jemi të angazhuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin/it”, shtoi ai.
Hetimet për këtë incident janë duke vazhduar