14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

by Nexhat

Në një konferencë për media ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjet e 21 janarit të 14 viteve më parë, kur gjatë një proteste të organizuar para Kryeministrisë, mbetën të vrarë katër persona

Berisha hodhi dritë mbi qëndrimet e tij dhe zhvillimet pas protestës, duke theksuar se keqardhjen për viktimat e kishte shprehur që në natën e 21 janarit 2011

banner

“Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur,” tha Berisha, duke i shtuar më tej se ishte shprehur gjithashtu për hetimin ndërkombëtar të ngjarjeve, kërkesë që e bëri po atë natë dhe më pas.

Kreu i PD theksoi se një hetim ndërkombëtar ishte kërkuar edhe nga disa institucione ndërkombëtare, të cilat sipas tij e kishin cilësuar protestën si një ngjarje me agjendë politike. “Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte agjendë politike,” theksoi Berisha.

Ish-kryeministri e cilësoi përdorimin politik të ngjarjes si një tentativë për të fshehur përgjegjësitë e atyre që organizuan dhe drejtuan protestën. Ai theksoi se ngjarja ishte përdorur për të përmbysur qeverinë e tij dhe për të synuar pushtetin politik. “Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike,” tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy