Abdixhiku: Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova ka thënë se ai ishte njeriu që me urtësi dhe kokëfortësi i priu popullit të Kosovës në periudhën më të vështirë, duke arritur që çështjen e Kosovës ta bëjë ndërkombëtare.

Abdixhiku tha se Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, i cili arriti të krijojë shtetin e Kosovës.

banner

Njeriu që me urtësi, kokëfortësi, me mburrje e priu popullin e Kosovës në periudhën më të vështirë të tij, krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë se si ky rrugëtim, për një Kosovë të pavarur, sovrane, e anëtarësuar në NATO, BE dhe miqësi të përhershme me ShBA është domosdoshmëri e kohës dhe e popullit të Kosovës”.

“Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjitet, arriti të krijojë shtetin e Kosovës dhe një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë dhe sot pa asnjë dallim”, tha Abdixhiku para gazetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy