Ambasadori Malaj: Rugova – shembulli më i lartë i mençurisë politike

by Nexhat

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petri Malaj, thotë se figura e Ibrahim Rugovës mbetet shembulli më i lartë i mençurisë politike dhe përkushtimit për paqe e dinjitet njerëzor.

Pasi bëri homazhe te varri i Rugovës në 19-vjetorin e vdekjes së tij, Malaj thotë më tej në “X”, se Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë dhe të popullit shqiptar, shpreh mirënjohjen dhe nderimet më të thella për veprën e tij.

banner

“Sot nderuam dhe përkujtuam me përulje dhe respekt Presidentin Ibrahim Rugova, personalitetin e jashtëzakonshëm që udhëhoqi me urtësi dhe vizion popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Figura e Dr. Rugovës mbetet shembulli më i lartë i mençurisë politike dhe përkushtimit për paqe e dinjitet njerëzor. Trashëgimia e tij jeton sot përmes Kosovës së lirë dhe sovrane, ndërsa brezat e ardhshëm do të vazhdojnë ta kujtojnë dhe nderojnë kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë dhe të popullit shqiptar, shpreh mirënjohjen dhe nderimet më të thella për veprën e tij. Lavdi veprës dhe kujtimit të përhershëm të Dr. Ibrahim Rugovës”, ka shkruar Malaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy