“Nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën – Rëndësia e Donika Gërvallës dhe GUXO nga sot janë zero” –Ramadani pas deklaratës së familjes Rugova

by Nexhat

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë në “Pressing” të T7 se rëndësia e Guxo dhe Donika Gërvallës është zero, pasi Fanë Rugova sot gjatë ditës është pozicionuar në atë që LDK-ja përfaqëson trashëgiminë e Ibrahim Rugovës.

Ramadani ka thënë se pushteti aktual nuk ka asjgë të përbashkët me Rugovën.

banner

“Tentimi për përvetësimit përmes Donika Gërvallës dhe hapësirës që ia ka dhënë me këtë qëllim, rëndësia e Donika Gërvallës e Guxo prej sot është zero, dhe po pretendoj se tubime tjera nuk ka me ia dhënë as fjalën. Është një kartë që është djegur”.

“Prej kësaj që kemi në udhëheqje të shtetit nuk kanë asgjë të përbashkët me Ibrahim Rugovën, as cilësi e edukim, as në botëkuptim, as në ideologji, as në qëllime e veprime”.

“Unë mendoj që fryma e bashkëpunimit që Rugova e ka promovu vazhdimisht, mendoj që gjendet te opozita e jo te pushteti aktual”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy