19
Sot më 21 janar janë bërë 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova.
Rreth kësaj, ka folur analisti politik Rrahman Paçarizi.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës, tha se kryeministri aktual Albin Kurti, nuk është konsistent, pasi që para gati dy dekadash e kishte quajtur Rugovën kolaboracionist, ndërkaq Hashim Thaçin, tradhtar.
“Para 19 vjetësh kur ka vdekur Rugova ky e ka quajtur kolaboracionist, madhe Thaçin e pat quajtur tradhtar që po shkon te kolaboracionisti, të cilin sot e quan hero, thotë që e ka ndërtuar shtetin, e ka trasuar rrugën”, tha Paçarizi rreth deklarimeve të Kurtit për Rugovën,