“Pavarësisht negociatave, familja Rugova tregoi me cilën parti është” – Baton Haxhiu për mesazhin e bashkëshortes së presidentit Rugova

by Nexhat

Gazetari Baton Haxhiu, deklaroi në Pressing në T7 se bashkëshortja e ish-presidentit Rugova dha mesazhin se figura e Ibrahim Rugovës është e lidhur me LDK-në.

Haxhiu shtoi se Vetëvendosja e ka marrë më parë elektoratin e LDK-së përmes Vjosa Osmanit dhe figurave të tjera të kësaj partie.

banner

“Fana, gruaja e presidentit Rugova e bëri një prerje gati fatale për Donikën dhe z.Peci, duke ia marrë figurën e Rugovës dhe duke e vendosë te Lumir Abdixhiku. Ky ishte një mesazh i Fanës, që figura Kombëtare e Ibrahim Rugovës që është e lidhur me LDK-në nuk mund të tjetërsohet nga një parti tjetër edhe pse Vetëvendosja figurën e LDK-së dhe presidentin Ibrahim Rugova ka dashur ta tjetërsojë, ta marrë si të vetin duke  e trajtuar si fugurë kombëtare duke mos e lënë vetëm si figurë të LDK-së…Në të njëjtën kohë e ka marrë edhe elektoratin e LDK-së përmes Vjosa Osmanit dhe një pjese të LDK-së”, tha Haxhiu në Pressing,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy