Presidentja Osmani e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në Turqi

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në Bolu të Truqisë, ku një zjarr i cili shpërtheu brenda një hoteli la të vdekur të paktën 66 persona.

Në një reagim në rrjetin social “X”, e para vendit u shprehi ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndërkaq u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

banner

“E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Bolu të Turqisë. Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve që mbajnë zi për këtë humbje të madhe. Ne jemi me reaguesit e guximshëm që punojnë pa u lodhur për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar ata në nevojë. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Në këtë kohë të vështirë, mendimet dhe solidariteti ynë janë me Presidentin Recep Tayipp Erdogan dhe popullin e Turqisë”, ka shkruar presidentja,

Zjarri i madh shpërtheu brenda një hoteli në një restort të njohur turistik për skiji.

Pos viktimave, ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se të paktën 51 të tjerë janë plagosur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy