Rama takohet me zyrtaren e TikTok-ut në Davos: Në mungesë të garancive, së shpejti e mbyllim aksesin

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua të martën me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën, gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

“Shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë”, shkroi Rama në një postim në Facebook, raporton A2 CNN.

banner
Rama takohet me zyrtaren e TikTok-ut në Davos: Në mungesë të

“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”.

Pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani më 18 nëntor të vitit të kaluar, pranë shkollës “Shkollës Fan Noli”, nga një bashkëmoshatar, dhe pas një konsultimi me prindër e mësues në të gjithë vendin, qeveria vendosi të mbyllë aksesin në TikTok për Shqipërinë. Megjithatë, vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy