Rikthehet Championsi, sonte na presin përballje interesante

by Nexhat

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së shtatë të fazës së ligës.

Na presin ndeshje interesante, të cilat mund të jenë edhe përcaktuese për ekipet pasi po shkojmë drejt fundit të kësaj faze, para se të nisë ajo eliminuese.

banner

Barcelona do ta kërkojë fitoren e gjashtë në udhëtimin që do ta ketë në Portugali, ku e pret Benfica,

Katalunasit janë me një këmbë në fazën tjetër, ndërsa një trepikësh eventual në udhëtim do të qartësonte shumëçka.

Lille do të udhëtojë drejt Anglisë pa Edon Zhegrovën, i cili shkaku i lëndimit nuk ia doli të rikuperohej me kohë dhe do ta humbasë këtë ndeshje të madhe.

Francezët janë treguar mjaft të rrezikshëm e të fuqishëm përballë ekipeve të mëdha si Real Madrid, Juventus e Atletico Madrid, prandaj do të mundohen të lënë gjurmë edhe në “Anfield Road”.

Në anën tjetër, “Reds” janë ekipi i vetëm me seri perfekte prej gjashtë fitoresh, kështu që synim i Mohamed Salahut me shokë është t’i mbajnë pikët në shtëpi edhe në duelin e sontëm.

Kurse, Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës do të ketë punë me Atletico Madridin.

Një ndeshje e nivelizuar ku të gjitha rezultatet janë të mundshme

“Farmaceutikët” qëndrojnë në vendin e katërt me një ecuri mjaft pozitive, kurse “Los Colchoneros” janë në vendin e 11-të dhe synim i tyre është që të futen në Top 8 me një fitore eventuale sonte në stadiumin “Metropolitano”.

Juventusi ndërkohë e ka trenin e fundit për ta shpresuar futjen në tetëshen e parë, e cila e siguron direkt kualifikimin tutje.

“Bianconeri” do ta vizitojnë Club Bruggen dhe ata s’kanë alternativë tjetër pos fitores pasi aktualisht janë në vendin e 11-të.

Në ndeshjet tjera, Bologna i bën konak Borussia Dortmundit, kurse Atalanta e Berat Gjimshitit e pret Sturm Grazin.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të nisin në orën 21:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy