Në Daily Click në TV21, Ziadin Sela tha se pjesëmarrës në inaugurimin e Trump mund të ishte çdo qytetar që paguan një shumë të caktuar parash ndërsa për pjesëmarrjen e liderëve të pushtetit, Sela tha se, po të kishin marrë ftesa nga Trump, do t’i mbanin të njëjtat si qafore,
Ka mundur të jetë çdo qytetar që paguan një shumë të caktuar parash…Ata u lavdëruan që i ka ftuar presidenti Trump. Madje kishte një media në Bullgari që shkroi se as Mickoski nuk është ftuar drejtpërdrejt nga Trump, por është ftuar nga një PR agjenci. Realisht nuk dua ta zhvilloj, por me që ma bëtë këtë pyetje. Të kishin marrë ata ftesë nga presidenti Trump, të jeni të bindur që ato ftesa do t’i varnin dhe do t’i mbanin si qafore gjatë gjithë kësaj periudhe dhe do të shëtisnin edhe rrugës me këto ftesa”, tha Sela.