SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë, ish-kryetarit të bashkisë Shkodër i komunikohet akuza e “shpërdorimit të detyrës”

by Nexhat

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka marrë të pandehur ish kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Mësohet se këtë të martë, ish zyrtari i lartë demokrat është paraqitur në SPAK, ku i është komunikuar edhe akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

banner

Bardh Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon  se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Vete Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

Spahia ishte në SPAK edhe më 24 Dhjetor 2024, ku u pyet për më shumë se një orë e 20 minuta. Po ashtu ai është paraqitur edhe më 2 tetor të vitit të kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy