Stresi dërgon mesazh të fshehtë Don Xhonit në BBVK

by jonzefaj

Komentet e Stresit në Big Brother VIP Kosova, gjatë kohës që po kalonte në oborrin e shtëpisë, kanë tërhequr vëmendjen për shkak të mesazhit të fortë që ai përcolli.

Gjatë një momenti, kur po luhej kënga e Don Xhonit “Yakuza”, Stresi u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Drenica është për luftë, jo për muzikë, o bablok”, një frazë që mund të interpretohet si një thumb për Don Xhonin, i cili është nga Drenica dhe njihet për lidhjet e tij me historinë e luftës.

banner

Kjo shprehje e Stresit, e ndjekur nga komenti tjetër gjatë vargut të këngës “Kur repovati, nuk m’dridhet buza”, duke thënë “Të dridhet që s’e ke idenë”, ka ngjallur spekulime për një mundësisht tension të heshtur mes dy artistëve. Ky lloj komenti i Stresit, i cili shpesh ka qenë i njohur për natyrën e tij provokuese, duket se është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj rivalitetit në industrinë e muzikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy