Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Sucic është vetëm një hap larg transferimit tek Interi.
Kjo sipas të përditshmes kroate Sportske Novosti, të cilët kanë raportuar se 22-vjeçari është pajtuar për një kontratë pesë vjeçare me ‘Nerazzurrët’ dhe mund t’i bashkohet atyre për Kupën e Botës për Klube.
Interi ka qenë në negociata me Dinamo Zagrebin për ta mbyllur transferimin e Sucic këtë muaj.
Sipas raportimeve të fundit, Inter e sheh Sucic si zëvendësuesin ideal të Hakan Calhanoglu në mesfushë
Përveç Interit edhe ekipe si Napoli dhe Borussia Dortmund po ashtu kanë shprehur interesim për Sucic.
Tutje sipas raportit, bisedimet mes Interit dhe Dinamos po avancojnë dhe një marrëveshje pritet të arrihet së shpejti.
Interi me gjasë do të duhet që të paguajë rreth 12 milionë euro për shërbimet e lojtarit, plus 3 milionë euro bonuse të lehta