Milani ka vendosur që të rrisë përpjekjet e tyre për transferimin e Kyle Walker dhe janë të gatshëm t’i bëjnë sot (e martë) Manchester Cityt një ofertë hapëse.
‘Rossonerët’ mund ta transferojnë vetëm një lojtar jo-evropian gjatë janarit dhe kjo ka bërë që fokusi të kthehet tek veterani i Cityt, pasi mësuan se nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë kushtet e Manchester United për Marcus Rashford.
Teksa ata kishin shpresuar fillimisht që ta transferojnë 34-vjeçarin si lojtarë të lirë, gjiganti anglez e ka bërë të ditur se ata nuk janë të gatshëm t’i ndërpresin kontratën
Sipas një raportimi nga Sky Sport Italia, Milani me gjasë do të kontaktojë Manchester Cityn sot për t’i bërë një ofertë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm.
Në këtë marrëveshje do të përfshihej edhe opsioni për ta blerë kartonin e Walker në fund të sezonit.
Raportimet e së hënës sugjeruan se ‘Rossonerët’ kanë shumë besim se një marrëveshje do arrihet së shpejti.
Madje ata kanë shkuar aq larg sa që kanë caktuar edhe testet mjekësore të Walker në një klinikë private La Madonnina në Milano të martën ose të mërkurën