Detaje nga Policia: Përveç nxënësve, qeni që hyri në shkollën e Shirokës sulmoi edhe disa policë

by Nexhat

Disa nxënës dhe disa zyrtarë policorë kanë marrë lëndime pasi janë sulmuar nga një qen i cili kishte hyrë brenda objektit të shkollës “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës.

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen duke njoftuar se rasti është raportuar sot rreth orës 09:50 minuta.

banner

Dy nxënës kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit dhe janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Një nxënëse e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit, thekson Policia

Ndërkaq sipas PK-së, dy nxënës kanë marrë lëndime të lehta gjatë ikjes.

“Patrullat policore i janë përgjigjur rastit me urgjencë ku kanë arritur në shkollë kanë vrenjtur një qen brenda shkollës i cili kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët, mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”- ka thënë për Kallxo, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Tutje ai njoftoi se Policia ka ndihmuar nxënësit të dërgohen në urgjencë për mjekim si dhe ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në lidhje me rastin ne fjalë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent, Hetimet Rajonale në Prizren, IPK-ja si dhe është identifikuar pronari i qenit dhe i njëjti arrestuar.

Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Policia shton se njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy