Dhunë në familje në Prishtinë: Viktima kërkon urdhër mbrojtës, i dyshuari vendoset në stop listë – i konfiskohet edhe një armë

by Nexhat

Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24-orësh ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje që është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.

PK-ja ka  bërë të ditur se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër të cilën e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj.

banner

Tutje, në raport shtohet edhe se, tek i dyshuari policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë.

Të njëjtin, policia e ka vendosur në stop listë.

Po ashtu, viktima ka kërkuar të paraqes kërkesë për urdhër mbrojtës pasi që e njëjta ndihet e rrezikuar nga i dyshuari.

‘‘DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 19.01.2025-14:00. Dyshohet se i dyshuari m/k bashkëshorti i saj  ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj. I dyshuari, po ashtu dyshohej se posedonte një armë.  Njësiti policor  gjatë kontrollit armën e ka konfiskuar. Lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë.  Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar Policia në raportin e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy