Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Komisionin e Pavarur për Media, ku është zgjedhur kryetari i ri, ndonëse kryetari i vjetër, Jeton Mehmeti, kishte pasur mandat edhe pak ditë,
IFJ thotë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për rastin në fjalë.
Në këtë reagim, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thotë se Komisioni i Pavarur i Mediave duhet të mbetet i lirë nga ndikimi politik me qëllim të ruajtjes së mandatit për ruajtjen e lirisë së mediave.
“IFJ ndanë të njëjtin shqetësim me AGK-në për procesin e përshpejtuar të zgjedhjes së kryetarit të KMP-së. KMP duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik për të ruajtur mandatin e mbrojtësit të lirisë së mediave”, thuhet në reagim.
Lidhur me zhvillimet në KPM, ditë më parë ka reaguar edhe juristja e medias, Flutura Kusari, e cila kishte publikuar një dokument ku anëtarja e Bordit të KPM-së, Luljeta Aliu, kishte kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarit.
Kusari e kishte cilësuar si përpjekje të pushtetit për ta kapur Komisionin e Pavarur të Mediave