“Kjo duhet të hetohet nga Prokuroria – është e dënueshme”/ Kush po i paguan, vjedhje e votave – Ilir Mirena për autobusët që po i paguan LVV(Video+Foto)

by Nexhat

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar organizmin falas të VV’së për mërgimtarët në Gjermani, në mënyrë që të vijnë në Kosovë e të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mirena në emisionin Pressing në T7 ka kërkuar nga VV’ja që të tregojnë se nga kush po paguhen, pasi sipas tij, këto udhëtime janë të kushtueshme.

banner

Ai po ashtu tha se kjo që po bën VV’ja është e dënueshme dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të hetohet si rast.

“Qikjo parti politike është dasht me na tregu kush po ja jep qito pare, ku po i marrin se qito udhëtime kushtojnë. Një biletë e autobusit minimum është 100 euro e mundet me qenë më shumë. Ish desht me tregu saktësisht se kush po paguan. Na sot marrum info sa kushton një sallë ku nesër Kurti mban tubimin në Zurich, pra për një natë kushton 20 mijë frangë.

Kjo duhet me qenë subjekt i hetimeve të prokurorisë. Kjo ish desht me u dënu në të ardhmen”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy