Kryeministri polak nxit europianët që të “mbajnë kokën lart”, por paralajmëron që “koha e rehatisë ka mbaruar”

by Nexhat

Kryeministri polak Donald Tusk ka folur në Parlamentin Europian, duke mbajtur një fjalim të gjatë për të ardhmen e BE-së, me disa citate të forta rreth asaj që ai e sheh si mundësi dhe sfida për bllokun.

Polonia ka marrë presidencën e radhës të BE-së më 1 janar dhe Tusk, ish-president i Këshillit Europian, dëshiron të përdorë përvojën e tij për të ndihmuar bllokun në këto kohë të pasigurta, shkruan The Guardian,

banner

“Kemi të bëjmë me një konflikt aktiv në kufijtë tanë. Ne duhet të përballemi me përparimin teknologjik, i cili ndonjëherë është i pakontrolluar. E gjithë kjo çon në këtë ndjenjë të humbjes së sigurisë nga ana e një numri të madh të qytetarëve tanë”.

“Por duke folur objektivisht, Europa nuk duhet të ketë frikë për të ardhmen e saj. … Fjalët më të rëndësishme këtu sot duhet t’u drejtohen drejtpërdrejt europianëve: mbani kokën lart. Është e vërtetë se ajo që po ndodh rreth nesh … është një grup krejtësisht i ri sfidash për Europën. Por Europa u krijua pikërisht për të përballuar sfida të tilla”.

Tusk këmbëngul se Europa nuk ka arsye të ndihet inferiore ose të frikësohet nga ndryshimet në administratën amerikane.

Ai vazhdoi të fliste për mënyrën sesi Europa duhet të krenohet me arritjet e saj dhe se është “vendlindja e zbuluesve, shpikësve, strategëve më të mëdhenj”, duke përmendur emrin e Aleksandrit të Madh, Vikingëve dhe [Christopher] Columbus (dhe duke kujtuar disi që zbuluam Amerikën).

Por teksa i drejtohet zgjidhjeve, ai përdor përsëri një gjuhë më serioze:

“Tani festa ka mbaruar. Koha e rehatisë ka mbaruar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy