Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami thotë se mbështetja e qytetarëve në këtë fushatë elektorale është masive.
Bajrami në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se në asnjë fushatë nuk e ka parë këtë lloj energjie.
“Ka një mbështetje masive. Për mu është hera e gjashtë që konkurroj, po ju them sinqerisht edhe energjia dhe mbështetja që e kemi kësaj here, unë personalisht nuk e kujtoj që e kemi pasur në ndonjë fushatë”.
Për këtë mbështetje, Bajrami listoi disa arsye, e njëra prej tyre është edhe organizimi brenda LDK’së.
“Arsyeja për këtë janë plotë, është puna që e kemi kry në terren me struktura tona. Dështimet kolosale të qeverisë e cila ka pas një mandat të plotë 4 vjeçar me pushtet absolut dhe me aq buxhet sa e përmenda sa herë dhe e treta është organizimi brenda LDK’së”, përfundoi Bajrami