Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë gjatë kësaj jave ka ndërmarrë disa veprime në dy raste të ndara.
Në rastin e parë janë arrestuar dy gra shtetase të Kosovës, pasi dyshohet se kishin marrë një objekt banesor me qira për të kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Ato janë ndaluar për 48 orë.
“Rasti i parë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrje të veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” kanë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryrjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”
Tri gra dhe një burrë janë arrestuar pasi dyshohet se në dy lokale në rajonin e Prishtinës kanë ofruar shërbime seksuale pa pagesë.
Të katërtit janë ndaluar për 48 orë.
“Rasti i dytë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”, kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër trafikimit me njerëz dhe veprave të tjera penale, me qëllim që t’i vë para përgjegjësisë personat e përfshirë në kryerjen e këtyre veprave.”