“Në mungesë të rezultatit po bëjnë thirrje për dhunë – kanë frikë”, Hykmete Bajrami për gjuhën e Vetëvendosjes në fushatë

by Nexhat

Hykmete Bajrami, nga Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në mungesë të rezultateve po bën thirrje për dhunë.

Ajo në “Pressing” të T7, ka thënë se “Albin Kurti ka pasur 12 miliardë euro, e 51% për të pasur rezultate”.

banner

Por, pa rezultate siç thotë ajo tashmë ka thirrje që mund të kuptohen si thirrje për dhunë ndaj opozitës, gazetarëve e analistëve.

Bajrami tha se ajo asnjëherë nuk ka sulmuar, por vetëm ka demantuar propagandën e Qeverisë përmes të dhënave zyrtare të institucioneve të Kosovës.

“Sulmet edhe polarizimet që kanë bërë që katër vite në pushtet kanë qenë të pajustifikueshme pasi kanë pasur të gjitha nivelet e pushtetit”.

“Në mungesë të argumenteve kanë zgjedhur që të sulmojnë, të bullizojnë. Në mungesë të rezultateve, kanë fillu një bullizim, polarizim të skajshëm madje edhe thirrje që mund të kuptohen edhe si thirrje për dhunë ndaj të tjerëve, dhe jo vetëm ndaj LDK-së, por edhe ndaj gazetarëeve e analistëve”, ka thënë Bajrami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy