Osmani shkruan për Ekspozitën me fotografi të Rugovës: Homazh i denjë në përvjetorin e tij

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova, ka organizuar ekspozitë në presidencë me fotografi të Rugovës, nga fotografi Hazir Reka.

Osmani ka thënë se kjo ekspozitë sjellë një rrugëtim të paharrueshëm nga vitet ’80 deri në shkuarjen në amshim të Presidentit Rugova.

banner

“Dje në Presidencë organizuam edhe Ekspozitën retrospektive të fotografit të njohur Hazir Reka, me fotografi të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Kjo ekspozitë sjellë një rrugëtim të paharrueshëm nga vitet ’80 deri në shkuarjen në amshim të Presidentit historik.” – ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka thënë se përmes imazheve familjare dhe momenteve kyçe të angazhimit të tij politik, kjo ekspozitë ndriçon jetën dhe vizionin e liderit që udhëhoqi Kosovën drejt lirisë e pavarësisë me urtësi, durim dhe përkushtim.

“Një homazh i denjë në përvjetorin e tij, që rikujton rolin e tij të pazëvendësueshëm në historinë e Republikës së Kosovës.” – ka përfunduar Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy