Kandidati për deputet i LDK’së, Berat Rukiqi, ka thënë se LDK po sjell teknologjinë në qendër të Koosvës me: investimet në Inteligjencën Artificiale, digjitalizim total, fondin për teknologji, 15 milionë euro për krijimin e Qendrës Kombëtare për AI, trajnim të 40 mijë të rinjve në fushat e kodimit, AI dhe teknologjisë së avancuar.
Ai ka përmendur lajmin për investim të Trump në AI duke thënë se LDK është një hap përpara pasi kjo është e përfshirë në programin “Rruga e Re”.
“Nuk po flasim veç për rritje pagash dhe sektorin publik – po flasim me plan të qartë për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës. E keni parë lajmin për investimin masiv të Donald Trump në AI? Ne jemi një hap përpara – këtë e kemi në programin tonë “ Rruga e Re””, ka shkruar Rukiqi.
Ai ka shtuar se programi “Rruga e Re” parasheh: Edukim për të ardhmen: Përfshirjen e teknologjisë në shkolla dhe hapjen e programeve trajnimi; Startupe me mbështetje reale: Mbështetje financiare dhe profesionale për ide të guximshme; Digjitalizimin e qeverisë: Lehtësi dhe transparencë për qytetarët; Kosovën si qendër rajonale të teknologjisë: Ku inovacioni dhe kreativiteti janë motori kryesor i zhvillimit
“Kjo është Rruga e Re – një Kosovë që udhëheq në teknologji dhe inovacion!”