Vrasja e Kristian Markut: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

by Nexhat

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u vra në një atentat mafioz pranë nënkalimit të Novoselës. Grupi hetimor ka kërkuar ndihmën e INTERPOL-it për të identifikuar dhe lokalizuar autorët e dyshuar, pasi ekzistojnë indicie se ata janë larguar drejt Kosovës pas ngjarjes.

Sipas burimeve policore, dyshohet se ekzekutimi është realizuar duke përdorur dy automjete. Njëri prej mjeteve ka shërbyer për realizimin e atentatit, ndërsa tjetri për largimin e autorëve, pas djegies së automjetit të parë

banner

Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se ekzekutimi është realizuar nga vrasës prfesionistë që kanë menduar çdo gjë me detaje, përfshirë dhe rrugën e arratisjes.

Bëhet me dije se Kristian Marku ishte ndjekur për disa ditë me radhë përpara se të ndodhte ngjarja. Ai kishte marrë një automjet me qira në Tiranë, çka sugjeron se lëvizjet e tij ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autorët. Ngjarja kulmoi në afërsi të rrethrrotullimit të Levanit, ku autorët dyshohet se e ndoqën Markun dhe më pas realizuan atentatin pranë nënkalimit të Novoselës.

Grupi hetimor po shqyrton disa pista, në lidhje me ngjarjen, ku një ndër më kryesoret është ajo e hakmarrjes.

Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të vitit 2023 në Rrëshen. Ai kishte precedentë të mëparshëm penal ku përfshihet dhe një akuzë për “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe një tjetër akuzë për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023, Marku u dyshua se u përfshi në një sulm me armë të ndodhur në drejtim të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit – ky i fundit i vrarë në janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Megjithatë, përfshirja e Markut nuk u provua dhe ai u lirua nga akuzat, raporton euronews.al

Pas atentatit në aksin Fier-Vlorë, autoritetet ushtruan kontrolle në banesën e familjes Reçi dhe shoqëruan disa anëtarë të fisit për t’i marrë në pyetje.

Konflikti mes fiseve Bardhi dhe Reçi daton prej afro 28 vitesh dhe ka prodhuar një sërë vrasjesh, duke përfshirë atentate të mirëorganizuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy