Nga BDI se dje VLEN u mburr se ka mbyllur kapitullin e ndikimit politik në gjyqësor, ndërsa sot kur gjykata amnistoi ata që më 27 prill deshtën të kryejnë grusht shteti në Kuvend, VLEN ndryshon narrativën.
“Në një përpjekje qesharake për të shpëtuar imazhin, tani fajësojnë prokurorët e “kohës së kaluar”. Kjo është dëshmi e qartë e humbjes së busullës dhe e lojës së tyre me dy standarde. Është e qartë se sot gjyqësori është më i kapur se kurrë dhe i shërben interesave të një agjende politike monoetnike”, thonë nga BDI.
Sipas tyre, drejtësia selektive ka marrë formë dhe amnistimi i atyre që sulmuan shtetin është prova më e qartë për këtë.
“BDI e denoncon me forcë këtë qasje dhe manipulimet që e shoqërojnë. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët që besojnë në demokraci dhe barazi nuk do të pranojnë që drejtësia të shndërrohet në një instrument politik të privilegjuarve. VLEN, në vend që të fshehë të vërtetën me deklarata të paqarta, duhet të pranojë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Drejtësia nuk mund të jetë farsë! Kjo lojë duhet të marrë fund! A po vjen era shtet me vendimin e sotëm për 27 prillin?”, thuhet në reagimin e BDI