Bedri Hamza: Në ditën e parë si kryeministër i filloj ndryshimet ligjore për rritjen 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Shtimes. Ai ka befasuar, duke hyrë në sallë me me ambasadorin William Walker, qytetarin e nderit të këtij qyteti.

Hamza ka premtuar se në ditën e tij të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.

banner

“Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj.

Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike”, ka shkruar Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy