Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë ‘pushtuar’ zonat malore të Bashkisë së Shkodrës, shkruan A2 CNN.
Përmes një njoftimi, kryebashkuaku Benet Beci ka bërë të ditur së në disa zona ka pasur edhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Po ashtu, ai shkruan se rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh, rrëshqitje kjo që sipas tij, ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Beci ka njoftuar gjithashtu se Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Becit:
Mirëmëngjes! Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.
Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.
![Dëbora ‘pushton’ Shkodrën, rrëshkitje dherash e](https://cdnimpuls.com/a2news.com/media3/-900-0-1737619685xftxjuio-840.png)
![Dëbora ‘pushton’ Shkodrën, rrëshkitje dherash e](https://cdnimpuls.com/a2news.com/media3/-900-0-1737619678xdukagjin-761.png)