Fronti Europian: S’kemi nevojë për propozim të ri për kryetar të komisionit për politikë sociale, çdo deputet do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti

by Nexhat

Nga Fronti Europian thonë se nuk ka nevojë që të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit për politikë sociale në Kuvend. Nga FE shtojnë se çdo deputet tjetër nga radhët e tyre, do të veprojë njëjtë si ilire Dauti.

“Fronti Europian nuk ka nevojë të propozojë kandidat tjetër për kryetar të komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinjë, pasi çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti dhe veprimi i njëjtë do të prodhonte rezultatet e njëjta. Kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen me kompromis mes partive politike dhe votohen nga 120 deputet të Kuvendit! Nuk mundet që kryetarët e komisionit të zgjidhen me koncensus dhe të shkarkohen me shumicë të thjeshtë për shkak të interpretimit për nevoja personale të Rregullores së Kuvendit! Sipas ligjit dhe rregullores përgjegjës për punën e Kuvendit dhe trupave punues të tij është Kryetari i Kuvendit. Është detyrë e tij që të zgjidhë këtë situatë aq më tepër që si Kryetar Kuvendi nuk ishte në shërbim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të deputetes, por u bë instrument i Levicës dhe shumicës parlamentare. Ne nuk kemi problem me deputetët tanë dhe qëndrimet tona që t’i ndryshojmë ata sipas dëshirave të shumicës e aq më pak me diktat të shumicës”, thonë nga Fronti Europian./RTV21/

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy