Një lajm i bujshëm është përhapur në Turqi menjëherë pas fitores së madhe të Besiktasit me Bilbaon ku protagonist ishin dy futbollistët shqiptarë, Rashica dhe Muçi.
Pikërisht për këtë të fundit sipas tyre ka patur një interesim specifik pasi në tribunat e stadiumit ishin të pranishëm zyrtarë të skuadrës së Londrës Chelsea, që kanë ndjekur nga afër futbollistin kuqezi, i cili u aktivizua titullar, duke bërë një paraqitje tepër dinjitoze.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në lupën e klubit të Premier Ligës, teksa një transferim tek Chelsea, do të ishte qershia mbi tortë për të. Gjithsesi mbetet të shihet me mjaft interes se si do të jenë zhvillimet e merkatos në vijim.