31
Nëntë kandidatë kanë hyrë në listë të ngushtë për drejtor të Bordit të Postës së Kosovës.
Sipas njoftimit kandidatët që do t’i nënshtrohen intervistës me gojë janë: Selvete Xhigoli, Kreshnike Dreshaj, Agim Muçaj, Sebahate Rexha, Visar Nura, Arsim Gjinovci, Gëzim Paci, Malush Mjaku dhe Safije Beseni-Shala.
Në pajtim me ligjin nr 05/L-031 për Procedurat e Përgjithshmë Administrative, kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë, kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë brenda 30 ditëve nga data e publikimit të kësaj liste, thuhet në njoftim.