Rita Ora duket super ‘e nxehtë’ në bikini, teksa shijon pushimet në motin e ngrohtë me diell në Australi

by Nexhat

Rita Ora shfaqi figurën e saj të tonifikuar gjatë udhëtimit në Gold Coast të Australisë të mërkurën.

Këngëtarja 34-vjeçare dukejt sensacionale me bikini të vogla jeshile neon, duke shijuar një ditë relaksuese në plazh.

banner

Ajo tregoi rezultatet e stërvitjeve të saj të rregullta në palestër, duke ekspozuar krahët dhe barkun e skalitur, shkruan DailyMail.

Rita mbrojti fytyrën nga dielli me një kapele dhe mbante një çantë të madhe të endur

Për aksesorë, ajo kishte vendosur një palë vathë në rrathë ari dhe doli pa makijazh, duke shijuar rrezet e diellit.

Në këtë udhëtim, asaj iu bashkua edhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, i cili kishte veshur një këmishë bezhë dhe pantallona të shkurtra të ngjashme.

Përmes një fotoje në Instagram, Rita ka shkruar: “36 gradë” bashkë me një emoji dielli.

Dita e saj e relaksit ishte e merituar, sidomos pasi u zbulua se ka rritur pasurinë e saj mbresëlënëse me pesë milionë funte (5.9 milionë euro) të tjera

Pavarësisht se u zëvendësua si paneliste në emisionin “The Masked Singer” të ITV-së nga Maya Jama dhe karriera e saj në pop duket më e qetë, Rita vazhdon të arrihjë shifra të mëdha të fitimeve.

Richard Eden nga DailyMail ka zbuluar këtë javë se ajo fitoi pesë milionë funte (5.9 milionë euro) vitin e kaluar nga shitjet e muzikës, televizioni dhe aktrimi, si dhe nga një investim në pronë.

Llogaritë e sapo paraqitura për kompanitë e saj, Rora Properties, Ora Multi-services dhe Ora Live, tregojnë se ajo kishte asete totale prej 27 milionë funte (31.9 milionë euro) deri në prillin e kaluar, përpara faturave.

Rita ka lënë të kuptohet se ka marrë vendimin të largohet nga paneli i “The Masked Singer” për të përqendruar energjinë në krijimin e muzikës së re.

Ajo ishte pjesë e panelit së bashku me Davina McCall, Jonathan Ross dhe Mo Gilligan që nga fillimi i serisë së konkurrencës në vitin 2020.

Albumi i saj i fundit, “You & I”, u publikua në vitin 2023, dhe ajo ka postuar shpesh për këtë projekt gjatë kohës që ishte larg.

Këngëtarja gjithashtu shfaqi entuziazmin e saj për të arritur më shumë rezultate dhe të rikthehet në punë.

Pasi përfundoi një seancë stërvitjeje, ajo ndau një video me ndjekësit, ku shprehu optimizmin për të rikthyer punën, duke mbajtur një shishe uji dhe gjërat e nevojshme për stërvitje në makinën e saj.

Ajo u tha ndjekësve: “Hej, sapo mbarova në orën 9 të mëngjesit, duhet të shkoj në punë, ahh jam e emocionuar të shkoj në punë”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy