Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë Forumin Ekonomik Botëror në Davos, propozoi krijimin e një force evropiane paqeruajtëse me 200.000 trupa për të garantuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen.
Sipas tij, një forcë e tillë është e domosdoshme përballë ushtrisë ruse, e cila numëron mbi 1.5 milion trupa.
Zelensky theksoi se një mision i tillë do të ishte një përpjekje e paparë për Evropën, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se ndarja mes aleatëve perëndimorë është një nga objektivat e presidentit rus Vladimir Putin.
“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara. Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putinit ta ndajë këtë aleancë”, shtoi ai.
Zelensky shtoi se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri.
Aktualisht, vendosja e trupave të huaja po diskutohet me vende të gatshme për të kontribuar, tha Zelensky gjatë një konference të mëparshme me kryeministrin britanik Keir Starmer.