Ajri i ndotur në Kosovë: Rreziku dhe rekomandimet nga infektologu Ramadani

by Nexhat

Infektologu Hamdi Ramadani ka ngritur shqetësimin për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ai ka theksuar se kjo situatë është shqetësuese, veçanërisht për qytetarët me sëmundje kronike.

banner

Sipas tij, ndotja mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen shëndetësore të pacientëve me probleme kardiovaskulare, duke rritur rrezikun për komplikime të rënda, njofton Klankosova.tv.

Ramadani theksoi se është e domosdoshme që të ndërmerren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ai sugjeroi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, që qytetarët të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura, të shmangin konsumimin e duhanit, veçanërisht në hapësira ku ndodhen fëmijë, dhe të kalojnë kohë në zona malore me ajër të pastër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy