Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim nuk është aspak i kënaqur me qasjen e drejtuesve të klubit mbi politikën e transferimeve në këtë afat kalimtar.
Sipas Manchester Evening News, Amorim ka shprehur zhgënjimin për mungesën e aktivitetit transferues të klubit.
Burimet bëjnë me dije se Amorim nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për sfidat financiare me të cilat përballen aktualisht Djajtë e Kuq.
Megjithatë, përfaqësuesit e klubit e kanë mohuar këtë, duke thënë se menaxheri portugez është vënë në dijeni të realitetit financiar të klubit.
Amorim thuhet se u informua se ditët e shpenzimit të shumave të mëdha, si 200 milionë funte, tani kanë mbetur prapa krahëve të klubit nga Old Trafford.
Më herët u raportua gjithashtu se Manchester United ende ka detyrime prej 319 milionë funtesh për transferime në klube të tjera.